Pronarët danezë të anijeve i konsiderojnë “të përkryera” përpjekjet e flotës ruse për luftën kundër piratëve pranë brigjeve të Somalisë, deklaroi Nënpresidenti i Shoqatës së pronarëve të anijeve Jan Fritc Hansen. Anijet luftarake ruse, të cilat shoqërojnë anijet tregtare, mëse një herë parandaluan sulmet e piratëve. Sipas të dhënave të Shoqatës, piratët tashmë mbajnë peng rreth 30 anije dhe 700 marinarë. Anijet ruse, së bashku me një sërë anijesh nga vende të ndryshme, patrulojnë në rajonet e rrezikshme në gjirin e Adenit.