Ekspozita etnografike (hapet më 31 janar) “Autokolona Arhangelsk” paraqet në Moskë trashëgiminë kulturore të Pomorias-vendlindja e shkencëtarit të madh rus Mihaill Lomonosov. Ky është aktiviteti i parë ndër shumë të tjerë që do ti kushtohen 300 vjetorit të Lomonosovit. Në këtë ekspozitë do të paraqiten punë origjinale të shekullit XVIII-të, si ikona, libra të vjetër, fragmente interjeresh, sende shtëpiake, veshje, punë tradicionale artizanale. Në kuadrin e ekspozitës do të jepen shfaqje nga kolektive të ndryshme forklorike. Shkencëtari, kulumtuesi-natyrolog, letrari, historiku, piktori i parë rus Mihaill Lomonosov lindi më 19 nëntor të vitit 1711 në afërsi të fshatit Holmogora të krahinës së Arhangelskut, në familjen e një fshatari. Në moshën 19 vjeçare ai u bashkua për të shkuar me karvanin e peshkatarëve që çonin mallin e peshkut për shitje për të studiuar në Moskë. Më vonë vazhdoi studimet në Shën Peterburg dhe Gjermani. Nën ndikimin e Lomonosovit u hap Universiteti i Moskës, që mban emrin e tij.