Raportuesi special i Këshillit të Europës Dick Marty hodhi poshtë konfirmimet mbi atë, se në raportin e vet kushtuar çështjes së “transplantimit të zi” në Kosovë ai akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrin kosovar Hashim Thaçi për trafikim organesh njerëzore. “Në qoftë se do ta lexoni me vemendje raportin tim, atëhere do të vini re se në të nuk figurojnë askund akuzat për atë se zoti Thaçi është përfshirë direkt në trafikim organesh njerëzore. Por shumë njerëz të rrethit të afërt të tij kanë marrë pjesë në të dhe është vështirë të besohet se Hashim Thaçit nuk i ka rënë asgjë në vesh për këtë”, - deklaroi Marty në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv kosovar RTK.