Qëllimi kryesor i kryesisë së Hungarisë në BE është kapërcimi i i pasojave të krizës financiare, deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Moskë Ambasadori i Rpublikës së Hungarisë Ijguarto Istavan. Hungaria që nga 1 janari i këtij viti për gjashtë muaj do të përmbushë detyrat e kryetares në BE. “Rendi i ditës i kryesisë së Hungarisë në shkallë të lartë do ti kushtohet kapërcimit të pasojave të krizës ekonomike, që BE në të ardhmen të jetë gati për tronditje të tilla”, u shpreh Ambasadori, duke paraqitur programin e kryesisë hungareze në BE për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. Hungaria u bë anëtare e BE në maj të vitit 2004 dhe për herë të parë kryeson në këtë organizatë rajonale.