Marrëveshja midis “Rosneft” dhe kompanisë britanike British Petroleum  mund të nxisë interesin e investitorëve për asete të tjera shtetërore në Rusi, mendon Ndihmëspresidenti rus Arkadi Dvorkoviç. Sipas mendimit të tij, nënshkrimi i marrëveshjes këto ditë për përpunimin e përbashkët të shellfit arktik rus dhe këmbimi i paketave të aksioneve mund të bëhet “një nga ujditë më të mira për vitin 2011”. Qeveria e Rusisë planifikon privatizimin në masë të pjesëve të mëdha në kompanitë shtetërore, ndër të tjera në “Rosneft”, prandaj ujdia me BP mund të konsiderohet si fillim i realizimit të këtij plani.