Projekti “Premierat e Teatrit Mariinsk në Moskë” do të zhvillohet në janar dhe në mars në kuadrin e festivalit “Maska e artë”. Do të fillojnë turnetë më 24 janar me vënien në skenë të operës së Bella Bartokas “Kalaja e Dukës Mjekra Blu”. Pastaj moskovitët do të kenë mundësinë të shikojnë baletin legjendar nën debutimin e balerinëve të Teatrit Mariinsk “Spartak” të Aram Haçaturianit dhe koreografi të Leonid Jakobsonit, që është vënie në skenë më avangarde e baletit sovjetik, e cila edhe sot lë përshtypje të madhe dhe baleti i Rodion Shedrinit “Anna Karenina”, të drejtuar nga Aleksei Ratmansku, që mban titullin e shtypit “bombat e sezonit”. Projekti “Premierat e Teatrit Mariinsk në Moskë” në kuadrin e festivalit “Maska e artë” po organizohet me sukses për të pestën herë.