“Rostehnologi” të Rusisë e konsiderojnë RP të Kinës partnere kryesore në rajonin aziatik, pavarësisht nga konkurenca në rritje, deklaroi Zëvendës drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore Nikollai Vollobuev, i cili merr pjesë në biznes forumin ruso-kinez që po zhvillohet në Pekin. Ndër drejtimet prioritare të bashkëpunimit me Kinën Vollobuev  veçoi energjetikën atomike dhe gjithë kompleksin energjetik në përgjithësi, industrinë e raketave civile, makinave dhe bioteknologjinë.