Në Kamçatk (Lindja e Largët) vullkani Shiveluç hodhi hirin e vet në një lartësi prej më shumë se 7 km. Rrezik për popullsinë nuk ka. Shiveluç është vullkani më verior aktiv i gadishullit Kamçatk. Lartësia absolute e këtij gjigandi përbën 3283 metra. Shpërthimi i fundit i fortë ndodhi në nëntor të vitit 1964. Në vitin 2001 vullkani përsëri u bë aktiv, rifilloi hedhja e hirit dhe rrjedhja e llavrës.