Tenistja ruse Svetllana Kuznecova hyri me lehtësi në turin e tretë të Kampionatit Australian Open të tenisit, i cili po zhvillohet Melburn. Gjithsej për 77 minuata ajo korri fitore ndaj Aranta Rus nga Holanda me rezultatin 6:1, 6:4. Aktualisht Kuznecova do të ndeshet me tenisten belge Justine Enen. Rusja tjetër Regina Kulikova nuk ishte me kaq fat. Ajo humbi në ndeshjen me afrikanen jugore Shanel Shepers dhe u skualifikua nga garat e mëtejshme.