Ekuipazhi i avionit të Presidentit polak Lech Kaczynski u paralajmërua mbi atë, se kushtet për uljen nën Smolensk nuk ishin të përshtatshme. Për këtë dëshmojnë regjistrimet e bisedave të dispeçerave rusë, të publikuara të martën në siten e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit (KNA). Vendimi për publikimin e këtyre regjistrimeve u mor pas deklaratës së Kreut të MPB të Polonisë Ezhi Miller, se gjoja dispeçerat kanë gabimet e veta në këtë. Në raportine KNA, të dorëzuar më parë Varshavës, si shkak të rrëzimit të avionit konsideroheshin veprimet e pilotëve. Aktualisht qeveria e Polonisë po shpall vlerësimin e vet në lidhje me këtë raport.