Dispeçerët e aerodromit “Smolensk-Severnij” (“Smolensku verior”) kanë vepruar nën ushtrim presionin mbi ta dhe nuk i kanë dhënë mbështetjen e ndihmën e duhur ekuipazhit të aeroplanit të Presidentit polak Lech Kaczynski në kushte të vështira meteorologjike. Për këtë deklaroi Ministri i punëve të brendshme të Polonisë Jerzy Miller, i cili kryeson komisionin shtetëror polak për hetimin e shkaqeve të tragjedisë. Ndërkohë ekspertë të autoritetshëm ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe vetë polakët, janë mëse të bindur: se përgjegjësia për katastrofën ajrore bie mbi ekuipazhin e aeroplanit Tu-154. Këtë e dëshmuan qartë rezultatet e hetimit të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit. Thelbi i pretendimeve të shprehura nga ana e palës polake konsiston në atë, se dispeçerët e aerodromit e paralajmëruam me vonesë të madhe ekuipazhin e aeroplanit për nivelin e afrimit të rrezikshëm me tokën dhe nuk i informuan pilotët mbi domosdoshmërinë e largimit të tyre në aerodromin rezervë. Ndërkaq fluturimi i aeroplanit të Presidentit polak Lech Kaczynki ishte ndërkombëtar dhe po realizohej mbi bazë të normave që nuk parashikojnë mbylljen e aerodromit për shkak të kushteve të disfavorshme meteorologjike. Shërbimet e dispeçerisë ajrore si dhe aeroplani polak Jak-40, që realizoi më parë uljen e vet në aerodromin e sipërpërmendur, e informuan mëse një herë avionin presidencial për kushtet e këqija të motit. Por ekuipazhi i aeroplanit presidencial Tu-154 nën presionin e pasagjerëve të lartë zyrtarë që ndodheshin në bordin e tij, gjë të cilën e dëshmoi me fakte konkrete raporti përfundimtar i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit, morri vendimin në mënyrë të mëvetësishme për realizimin e uljes, duke hedhur me këtë mbi vete gjithë përgjegjësinë. Tentativa për t’ia hedhur fajin dispeçerëve rusë bie në kundërshtim të plotë me rregullat ekzistuese të realizimit të fluturimeve ndërkombëtare, theksoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” eksperti i njohur në sferën e aviacionit Andrei Fomin: “- Dihet me saktësi mbi marrëveshjen ekzistuese, se ky fluturim do të realizohet mbi bazë të rregullave të fluturimeve të aviacionit civil ndërkombëtar. Pavarësisht nga fakti se çfarë aeroplani është ky. Rrjedhimisht, fluturimi duhej ti nënshtrohet këtyre rregullave që nuk mund të vihen në diskutim: vendimin për realizimin e uljes dhe gjithë fluturimit e merr mbi vete komandanti i ekuipazhit. Mund të jepen sigurisht rekomandime për largimin në aerodrom rezervë në kushte të këqija meteorologjike, gjë kjo që dhe u bë në të vërtetë. Por urdhërin për pamundësinë e realizimit të uljes dispeçeri mund ta japë vetëm në disa raste, të lidhura me situatën në vetë aerodrom, por jo në gjendje faktike meteorologjike në etapën e hyrjes së avionit për realizimin e uljes”, - tha Andrei Fomin. Deklarata e palës polake mbi ushtrimin e “presionit” ndaj dispeçerëve rusë nuk ka kurrfarë bazash nën vete. Kreu i Komisionit teknik të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit Aleksei Morozov që më 12 janar njoftoi, se të gjitha regjistrimet e komunikimit dhe bisedimeve të bashkëpunëtorëve të shërbimit të dispeçerisë u analizuan prej ekspertëve të pavarur dhe iu dorëzuan palës polake. Ato dëshmojnë fare qartë, se shërbimi i dispeçerisë veproi në mënyrë të pavarur, pa “udhëzime” nga jashtë. Me qëllim që të eliminojë të gjitha problemet,  Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit me lejen e organeve hetimore vendosi të publikojë transkriptimin e plotë të regjistrimeve të të gjitha bisedave e komunikimeve të regjistruara prej pajisjeve përkatëse teknike. Në raportin e Jerzy Miller-it nuk përmenden kurrfarë detajesh të qenësishme, të cilat të mund të dëshmojnë për atë se dispeçerët rusë me vetëdije të plotë e gënjyen, e ngatërruan ekuipazhin e aeroplanit polak. Për këtë është mëse i bindur Sekretari i Këshillit të Aviacionit polak, inxhinieri Tomasz Hypki: “- Dispeçerët i dhanë ekuipazhit vetëm ato të dhëna të tregonin aparaturat përkatëse. Ata nuk thanë se moti është i mirë, në një kohë kur ai ishte jashtëzakonisht i keq. Në kushte të tilla meteorologjike ulja e avionit nuk duhet të ndërmerret në kurrfarë mënyre. Dhe ata e përsëritën disa herë këtë gjë. Ndërsa vendimin mbi atë, nëse duhet të ulet avioni apo jo, mund dhe duhej ta merrte pala polake. Dhe informacioni që na dha ne aktualisht Komisioni i Jerzy Miller-it, nuk shtoi asgjë të rëndësishme në tabllonë tashmë ekzistuese. Nuk duhen fajësuar vetëm rusët për faktin se ata janë rusë dhe të merren nën mbrojtje pilotët apo politikanët polakë vetëm se ata janë polakë. Unë e them këtë si patriot polak që jam”, - u shpreh Tomasz Hypki. Sipas mendimit të tij, problemet kryesore që duhen shqyrtuar me imtësi janë të lidhura me atë, se me ç’cilësi u përgatit fluturimi i aeroplanit presidencial, përse ekuipazhi synonte të realizonte me çdo kusht uljen dhe nuk u largua në aerodromin rezervë që iu rekomandua nga dispeçerët. Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit, si organizatë e autoritetshme ndërkombëtare, u shpreh përkatësisht kësaj teme mëse qartë: shkak i rrëzimit të aeroplanit presidencial u bënë veprimet e gabuara të ekuipazhit, mbi të cilin ushtruan presion VIP personat që ndodheshin në bordin e aeroplanit të Lech Kaczynskit.