Versioni rus i katastrofës së aeroplanit presidencial polak Tu-154 tani për tani nuk ekziston, deklaroi Kreu i Ministrisë së Transportit të Federatës Ruse Igor Levitin. Ai bëri thirrje për të mos i ndarë versionet e katastrofës ajrore nën Smolensk në ruse dhe polake. Sipas fjalëve të Ministrit, aktualisht ekziston përfundimi i Komisionit teknik të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit. Ai është organ i pavarur, i cili u zgjodh nga pala ruse dhe ajo polake për zhvillimin e hetimit të shkaqeve të katastrofës. Versioni rus mund të duket pas përfundimit të veprimeve hetimore në kuadrin e çështjes penale që u ngrit në lidhje me katastrofën ajrore, theksoi Levitin.

Deklarata e Kryetarit të Komisionit teknik të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit Aleksei Morozov

“Në lidhje me dukjen në mjetet e informimit masiv, me referim tek Ministri i punëve të brendshme dhe administratës së Repubikës së Polonisë Jerzy Miller, të njoftimeve mbi publikimin nga ana e palës polake të regjistrimeve të komunikimit dhe bisedave të dispeçerëve të aerodromit të Smolenskut “Severnij” dhe me qëllim të informimit objektiv të opinionit publik ndërkombëtar, me lejen e organeve që po zhvillojnë hetimin paraprak, në përputhje me Shtojcën №13 të Konventës mbi aviacionin civil ndërkombëtar, u morr vendimi për publikimin e plotë të stenogramave (transkripteve) të komunikimit dhe bisedave të regjistruara në magnetofonë prej dispeçerëve: 1. regjistrimet e magnetofonit të hapur. 2. regjistrimet e bisedave telefonike. 3. regjistrimet e radio-komunikimeve. Gjatë përpilimit të transkriptimit Komisioni teknik i Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit përdori kopjen elektronike të regjistrimeve, identike me atë që iu dorëzua palës polake me kërkesën e saj. Gjatë zhvillimit të punës së Komisionit teknik specialistëve polakë iu krijuan të gjitha kushtet në zyrën e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit për të punuar me versionet e punës të kopjimit të bashkëbisedimit të dispeçerëve me ekuipazhin e aeroplanit polak”.

Eksperti: Pala polake shtrembëron thelbin e asaj ndodhisë

Videorikonstriksioni i katastrofës së aeroplanit presidencial Tu-154 nën Smolensk, që u bë nga ana e palës polake, shtrembëron thelbin e ngjarjes tragjike, deklaroi përpara gazetarëve një ekspert që ka marrë pjesë në gjithë ecurinë e procesit hetimor. Sipas fjalëve të tij, me shkëputjen e frazave të veçanta nga konteksti i komunikimeve e bisedave në pikën e dispeçerisë ajrore pala polake nuk rikonstrukton rrjedhën e ngjarjeve, por shtrembëron thelbin e tyre.

Komisioni polak: dispeçerët rusë kanë vepruar nën një presion shumë të fortë

Dispeçerët e aerodromit “Severnij” nën Smolensk kanë vepruar nën një presion të fortë dhe kanë bërë shumë gabime, duke mos i dhënë mbështetje ekuipazhit të aeroplanit të Presidentit polak Lech Kaczynski gjatë kohës së realizimit të uljes në kushte shumë të vështira meteorologjike, u deklarua në konferencën për shtyp të ministrit të punëve të brendshme dhe administratës së Polonisë Jerzy Miller, i cili kryeson komisionin qeveritar polak. Në kuadrin e konferencës për shtyp u bënë publike regjistrimet zanore të komunikimit të dispeçerëve të aerodromit “Severnij”. Në kundërshtim me njoftimet që u dukën më parë, stenogramat (transkriptet) e regjistrimeve nuk do të publikohen në site zyrtar të dikasterit.