Rregullimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të avancohet pavarësisht nga gjithë vështirësitë ekzistuese. Për këtë deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev pas negociatave të zhvilluara me Kreun e Autonomisë Palestineze Mahmoud Abbas. Gjatë kësaj ai konfirmoi gatishmërinë e Moskës për zhvillimin e konferencës ndërkombëtare, por njëkohësiht bëri thirrje për tu orientuar jo në afatet e zhvillimit të saj, por në arritjen e rezultatit të dëshiruar. Medvediev pranoi, se tani për tani situata, në tërësi, ka hyrë në qorrsokak. “Në momentet aktuale nuk vërehet kurrfarë lëvizjeje nga pika e vdekur, - theksoi Medvediev. - Dhe ky fakt është shumë i trishtueshëm, meqenëse shoqërohet e gjithë kjo me një sërë procesesh negative, duke përfshirë këtu edhe bllokadën e Sektorit të Gazës”. Kryetari i shtetit rus konfirmoi gjithashtu pozitën e Moskës, e cila mbështet me këmbëngulje të drejtën e pamohueshme të palestinezëve për krijimin e shtetit të tyre të pavarur me kryeqytet në Jerusalemin Lindor. “Nga dukja e shtetit palestinez do të përfitojnë të gjithë - edhe palestinezët, edhe izraelitët, dhe mbarë rajoni në tërësi. Pikërisht drejt arritjes së këtij qëllimi dhe duhet synuar”, - tha Kryetari i shtetit rus. “Ne të gjithë me shpresë presim mbledhjen e radhës të “Kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë, e cila do të zhvillohet në Mynih”, - tha Presidenti i Federatës Ruse. Dimitri Medvediev bëri thirrje për të shfrytëzuar potencialin e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për avancimin e procesit të rregullimit të konfliktit të Lindjes së Mesme, para së gjithash, OKB-së. “Janë krejtësisht të palejueshme veprimet e njëanshme të afta të lëkundin, të nxjerrin nga binarët gjithë situatën”, - vuri në dukje ai. Duke folur për negociatat, në përgjithësi, Dimitri Medvediev theksoi se ato u zhvilluan në frymë mirëbesimi, gjë kjo që është karakteristike për marrëdhëniet e Rusisë dhe Palestinës”.