Rusia ka shumë mundësi të përfundojë negociatat për hyrjen në OBT në muajin prill, deklaroi Kryetari i delegacionit rus Maksim Medvedkov. Sipas fjalëve të tij, në qoftë se kjo do të ndodhë, atëhere Rusia do të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë deri në fund të vitit 2011. Javën e ardhshme do të fillojë raundi i radhës i negociatave në Gjenevë. Kryesore në të do të jenë çështjet që ka të bëjnë me anëtarësinë e Rusisë në Bashkimin Doganor, aksesin e mishit në tregun rus dhe mbështetjen shtetërore të ekonomisë bujqësore. Medvedkov vuri në dukje se në rrugën e anëtarësimit në OBT “ka avancuar në mënyrë të ndjeshme” Kazakistani, partneri i Rusisë në Bashkimin Doganor.