Qeveria e Federatës Ruse dha urdhër për ta quajtur të përfunduar punën e Komisionit Shtetëror për përcaktimin e shkaqeve të katastrofës së aeroplanit polak Tu-154 nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010. Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit bëri publike më 12 janar raportin përfundimtar mbi rezultatet e hetimit teknik, mbi bazë të të cilit si shkak i katastrofës u pranua vendimi i ekuipazhit për të mos u larguar për ulje në aerodromin rezervë që iu rekomandua atij nga dispeçerët. Në kabinën e pilotëve gjatë kohës së realizimit të uljes ndodhej Kryekomandanti i Forcave Ushtarako-Ajrore të Polonisë Andrzej Blasik, në gjakun e të cilit pas ekspertizës medikolegale u gjet alkool. Sipas konkluzioneve të ekspertëve, ndër të tjera edhe atyre polakë, prania e tij shkak ushtroi presion psikologjik mbi pilotët dhe ndikoi në marrjen e vendimit prej tyre për ta ulur aeroplanin në Smolensk.