Shkarko audiofailin


Rusia është e interesuar për zgjidhjen sa më të shpejtë të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe do të ngulë këmbë për rifillimin e negociatave palestinezo-izraelite. I tillë është lajtmotivi i udhëtimit të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Lindjen e Mesme. Filllimisht Lideri rus duhej të vizitonte Izraelin, Jordaninë dhe më pas Palestinën. Por bashkëpunëtorët e MPJ të Izraelit, të cilët ndodhen që prej gati një viti në grevë për shkak të pagave të veta të ulta, refuzuan të merren me organizimin e pritjes së Liderit rus. Në fakt, pala ruse nuk sheh kurrfarë tragjedie në këtë gjë. Programi i Dimitri Medvedievit edhe kështu doli mjaft i ngjeshur dhe i pasur. Situatën e ndërlikuar që është krijuar rreth territoreve palestineze ekspertët rusë e lidhin, para së gjithash, me mosdëshirën e Tel Avivit për të shpallur moratoriumim përkatësisht ndërtimit të vendbanimeve hebreje në këto toka. Në këtë plan detyrë kryesore e vizitës do të jetë diskutimi me Kreun e Autonomisë Palestineze Mahmoud Abbas i çështjeve që kanë të bëjnë me kërkimin e rrugëve të mundshme të rregullimit të këtij problemi ndërkombëtar. Po kjo tematikë do të jetë edhe në rendin e ditës të negociatave të Dimitri Medvedievit me Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin al-Hussein. Në këtë mënyrë, mund të duket, sikur Izraeli - pala kyçe e konfliktit - shkëputet nga zinzhiri i negociatave të Lindjes së Mesme të Liderit rus. Por Zëvendës/Shefi i Departamentit të Lindjes së Mesme të MPJ të Rusisë Azamat Kulmuhametov vuri në dukje, se takimi me udhëheqjen e lartë izraelite duhet të zhvillohet në një kohë të afërt. Ja se ç’thotë në lidhje me këtë Drejtori i Institutit të Orientalistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vitali Naumkin: “- Në qoftë se ne aktualisht kritikojmë rreptë Izraelin, kjo nuk do të thotë aspak se ne marrim pjesë, siç thonë vetë izraelitët, në demonizimin e vendit. Ne në mënyrë mëse të qartë i përmbahemi pozitës: se është e domosdoshme të garantohet siguria e popullsisë. Ndërsa rruga kryesore e arritjes së këtij pikësynimi është likuidimi i okupacionit. Sepse pikërisht ai dhe vë nën rrezik sigurinë. Por personat zyrtarë izraelitë tashmë po e riemërojnë këtë term. Në leksikun e politikanëve izraelitë territoret e okupuara quhen tani “territore të diskutueshme”. Një gjë e tillë duhet ti nënshtrohet kritikës, kjo s’është aspak e drejtë dhe dëshmon mbi ekzistencën e tendencave të këqija në diplomaci”, - konkludon Vitali Naumkin. Ky konflikt tejet i ndërlikuar mund të zgjidhet vetëm me përpjekje kolektive, shprehen me bindje të plotë ekspertët. “Kuarteti i ndërmjetësve ndërkombëtarë” për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, në të cilin hyjnë OKB-ja, BE, SHBA dhe Rusia, deri në momentet aktuale ka qenë i spostuar në plan të dytë. Dhe tani është e domosdoshme që të aktivizohet ky rol kolektiv, mendon Profesorja e Institutit të Orientalistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Irina Zvjagelskaja. Rregullimi i konfliktit palestinezo-izraelit nuk është qëllimi i vetëm i Presidentit Dimitri Medvediev. Gjatë takimeve të tij në Lindjen e Mesme do të diskutohen edhe situata në rajon në tërësi, edhe problemi bërthamor iranian, edhe acarimi i situatës në Tunizi e Liban si dhe rregullimi i problemit irakian.