Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev filloi vizitën e vet në Lindjen e Mesme, në kuadrin e së cilës ai do të vizitojë Autonominë Kombëtare Palestineze dhe Jordaninë. Sot Presidenti rus do të zhvillojë negociata me Kreun e Autonomisë Palestineze Mahmoud Abbas. Ata do të diskutojnë situatën në rajon, kontributin e mundshëm të Moskës në kontekstin e thirrjes së konferencës paqësore për Lindjen e Mesme në Rusi si dhe situatën e krijuar rreth sektorit të Gazës dhe çështjen e rivendosjes së unitetit palestinez. Ky takim do të zhvillohet në vigjilje të diskutimit të situatës në Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.