Organizatat joqeveritare ndërkombëtare kërkojnë nga Lituania rikthimin tek hetimi i çështjes që ka të bëjë me ekzistencën e mundur në republikë të burgut sekret të CIA-s. Organizata Amnesty International ka mbetur tejet e zhgënjyer nga fakti se për shkak të mungesës së vullnetit politik kjo çështje u mbyll, megjithëse në nëntor Prokurori i përgjithshëm i Lituanisë siguroi, se hetimi nuk do të ndërpritet. Me një deklaratë të tillë doli ekspertja e organizatës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut për çështjet e luftës kundër terrorizmit në Europë Julie Hall. Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Reprieve”, me seli në Londër, gjithashtu kritikoi ashpër vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të Lituanisë për pezullimin e hetimit të sipërpërmendur.