Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill do të kryejë sot shërbesën kishtare për nder të Epifanisë - vigjiljes së festës së Pagëzimit të Krishtit - Liturgjinë Hyjnore dhe Bekimin e Madh tradicional të ujit në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar. Në vigjilje të natës së Pagëzimit dhe festës së Pagëzimit  - vetëm 2 herë në vit - në të gjitha kishat orthodhokse kryhet tradicionalisht riti i Bekimit të Madh të ujit. Të krishterët besojnë se uji i Pagëzimit u sjell atyre shëndet shpirtëror dhe trupor. Çdo vit pranë tempujve dhe kishave orthodhokese vërehen radhë të gjata besimtarësh, të cilët duan ti sigurojnë ujë të bekuar vetes dhe familjeve të tyre për gjithë vitin.