Në Shën Peterburg dhe në qarkun e Leningradit sot kremtojnë 68-vjetorin e çarjes së bllokadës së Leningradit. Pranë kompleksit memorial “Çarja e bllokadës së Leningradit” në rajonin Kirovsk u vendosën kurora me lule të freskëta. Më 18 janar të vitit 1943 rrethi i hekurt i bllokadës u arrit të çahet, në Leningrad filluan të furnizohen produkte ushqimore dhe medikamente. Plotësisht qyteti u çlirua më 27 janar të vitit 1944.