Ekzaminimi medikolegal i trupave pa jetë të marinarëve të skunerit (anije me vela pjerrake) “Partner” tregoi se ata gjetën vdekjen nga tejftohja. Në momentet aktuale janë gjetur 5 kufoma. Gjithsej në bordin e skunerit që lundronte nën flamurin e Kamboxhias ishin 14 marinarë rusë. Janë identifikuar vetëm tre kufoma: e kuzhinierit, bocmanit dhe një marinari (atë e bir). Më 7 janar dispeçeri i portit Vanino kapi sinjalin “SOS” të lëshuar nga skuneri i peshkimit “Partner”. Ka shumë mundësi që anija vetë të jetë fundosur, por shenja të mbytjes së saj nuk janë evidentuar megjithatë. Operacionet shpëtuese po vazhdojnë akoma.