Ukraina po i kushton një rëndësi prioritare zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me Japoninë dhe po krijon të gjitha kushtet e domosdoshme për bashkëpunimin e suksesshëm të biznes qarqeve të të dyja vendeve, deklaroi në takimin e zhvilluar me Kryetarin e Federatës së biznesit japonez (“Nippon Keidanren”) Hiromasa Yonekura Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç. Vitin e kaluar qarkullimi tregtar midis Ukrainës dhe Japonisë u rrit 44%. Presidenti ukrainas njoftoi se në një kohë të afërt do të nënshkruhen marrëveshjet që do të eliminojnë barrierat ekzistuese në tregtinë dypalëshe dhe në sferën e investimeve.