Sejmi polak do të diskutojë rezultatet e hetimit të shkaqeve të katastrofës ajrore nën Smolensk. Parlamentarët do të studiojnë në mënyrë të hollësishme konkluzionet e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit dhe do të përpiqen të përpunojnë një pozitë unike në lidhje me raportin e tij. Konkluzionet e palës ruse u pritën në mënyrë jo të njëkuptimshme në Poloni. Dhe në qoftë se disa parlamentarë u shprehën se dokumenti është përgatitur në mënyrë profesionale, se pasqyron vlerësimin “gjakftohtë, me mendje të kthjellët” të tragjedisë që ndodhi nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010, në qeveri vunë në dukje se jo të gjitha vërejtjet e Varshavës gjetën pasqyrim në këtë raport. Kurse në familjen e Presidentit të ndjerë Lech Kaczynski nuk përjashtuan bile dhe faktin, se vdekja e tij u bë rezultat i rrëzimit të aeroplanit, të cilin e inskenoi Moska, njofton Agjencia France Presse.