Këshilli Ndërfetar i Rusisë do të krijojë misionin paqeruajtës të përbërë prej përfaqësuesve të besimeve tradicionale. Një vendim i tillë u morr hënën e kaluar në kongresin e Këshilli Ndërfetar të Rusisë. Midis detyrave të paqeruajtësve do të jenë, në veçanti, bashkëveprimi me autoritetet  shtetërore dhe strukturat shoqërore për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, njofton Agjencia RIA Lajmet. Në kuadrin e Misionit planifikohet formimi i tre grupeve: atij informativo-monitorues, juridik dhe grupi i reagimit operativ.