MPJ e Polonisë përfundoi përpilimin e listës zyrtare të personave të lartë zyrtarë të Bjellorusisë, të cilëve do tu ndalohet hyrja në Poloni. Midis tyre janë gjykatës, persona përgjegjës për represionet ndaj opozitës pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale më 19 dhjetor në Bjellorusi, vunë në dukje burimet në dikasterin polak të politikës së jashtme. Çështja që ka të bëjë me vendosjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë dhe zyrtarëve të saj po përgatitet për shqyrtim më 31 janar nga krerët e MPJ të vendeve anëtare të BE.