Dimitri Medvedievin po e presin në Lindjen e Mesme. Aeroplani i Presidentit u ul në Aman dhe nga kryeqyteti i Jordanisë Kryetari i shtetit rus do të niset më pas për në Autonominë palestineze. Fillimisht planifikohej edhe vizitimi nga ai i Izraelit, por kjo pjesë e programit u desh të anulohet. I gjithë problemi konsiston në atë, se për shkak të grevës së diplomatëve izraelitë nuk u arrit të përgatitet në kohë dhe në vëllim të plotë vizita e Medvedievit. Lideri rus, siç pritet, do të diskutojë me palën palestineze rregullimin e konfliktit palentinezo-izraelit, situatën në rajon dhe gjendjen në sektorin e Gazës. Është planifikuar gjithashtu nënshkrimi i dokumenteve të përbashkëta.