Burimet ruse hedhin poshtë në mënyrë kategorike versionin e familjes së Presidentit polak Lech Kaczynski mbi atë, se katastrofa me aeroplanin presidencial ndodhi për shkak të atentatit të ndërmarrë ndaj  tij. Burimet në organet ruse të ruajtjes së rendit e quajtën këtë “fantazi”, ndërsa në qarqet e sferës së aviacionit versioni në fjalë vlerësohet si krejtësisht i pabazë. Versioni i atentatit ndaj Lech Kaczynskit u paraqit prej dhëndërit të tij - avokatit Marcin Dubenetsky. Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit paraqiti raportin përfundimtar të hetimit të katastrofës së aeroplanit presidencial. Shkak kryesor i saj u quajt në të faktori njeri - gabimet e ekuipazhit dhe ushtrimi i presionit mbi të nga ana e pasagjerëve të lartë zyrtarë që ndodheshin në bordin e tij.