Kryeqyteti i Tunizisë pas disa ditë trazirash dhe përleshjesh e rrëmuje gradualisht po rikthehet tek jeta normale. Për këtë njoftoi Kanali televiziv “Al Jazeera”. Rifilloi pazari në tregje, nisën të hapen dyqanet. Tunizianët, të cilët disa ditë me radhë nuk dilnin dot nga shtëpitë e veta për shkak të frikës së bastisjeve e grabitjeve, sot kanë dalë bile për shëtitje, ndër të tjera edhe me fëmijët. Për herë të parë pas ditës së enjte u hapën institucionet shtetërore, por në punë nuk kanë dalë megjithatë të gjithë bashkëpunëtorët e tyre. Në qytet vazhdojnë të ruhen masat e rritura të sigurisë.