Rastet e ngordhjes masive të shpendëve në vitin 2011, ka shumë mundësi që të mos kenë një shkak të vetëm, mendojnë orintologët. Ata janë të sigurt, se nuk duhet të dramatizohet situata, por duhet të shpjegohet çdo episod konkret. Megjithëse shkak për të menduar për fatin e shpendëve, ka. 3 mijë cinka në Arkansas (SHBA), mijëra kumurie në Itali, dhjetra dhe qindra zogj të vegjël në Kanada, Suedi, Turqi, Rumani dhe Japoni gëzojnë një statistikë pikëlluese ngordhjeje në dhjetëditëshin e parë të vitit që sapo ka filluar.Të gjithë i shqetëson problemi, pse kaq shumë dhe gati njëkohësisht në skaje të ndryshme të botës? Specialistët rusë i përgjigjen kësaj, se fjalë bëhet për zhdukjen në masë të shpendëve, por jo për diskutimet në masë të këtyre rasteve. Në të vërtetë shfarosja e shpendëve në masë ndodhi vetëm në Arkansas, shprehet Profesori i katedrës së biografisë në Universitetin Shtetëror të Moskës Vladimir Galushin: “Të gjitha rastet në Kanada, Suedi, Rumani, Japoni janë të tjera. Atje bëhet fjalë për dhjetra shpendë. Ngordhja e dhjetra shpendëve në dimër është dukuri e zakonshme, që nuk vërehet nga askush. Në qoftë se nuk do të ndodhte rasti i Arkansasit, atëherë mjetet e informimit masiv nuk do të shfaqnin interes të veçantë ndaj ngordhjes së dhjetra shpendëve. Kurse rasti në SHBA-s shërbeu si këmbë z shkrehjeje për vënien në punë të mekanizmin e mediave, të cilat u alarmuan”, u shpreh Profesori. Shkencëtari bëri një supozim, se tek shpendët mund të ndikojnë negativisht ndryshimet magnetike për shkak të stuhive magnetike ose të ndofarë provash teknike. Nuk duhet të përjashtohet as dimri i ftohtë i pazakontë për Europën dhe SHBA-s, që shpendët që kanë shtegëtuar në këto skaje për të kaluar dimrin nuk mundën të adoptoheshin me kushtet e vështira të motit. Armik i shpendëve padashje bëhet edhe vet njeriu, shprehet Shefi i Stacionit Orintologjik të Akademisë së Shkencave të Rusisë në gjuhën tokësore detare Kurzhsk Kazimir Bolshakov: “Tek ne krijohen zona të mëdha të ndriçuara rreth qyteteve. Shpendët fluturojnë natën, dhe kur bien në zona të ndriçuara në kushte me lagështirë të lartë, atëherë humbasin kontaktin me ambjentin rrethues dhe orientimin. Ngordhja në këtë rast rreth qyteteve është katastrofikisht e madhe. Thjesh atë nuk e ka konsideruar të tillë askush”, u shpreh Kazimir Bolshakov. Për sa i përket klimës, anomalia e të nxehtit të vitit të kaluar në Rusi solli në rritjen e ngordhjeve të shpendëve. Ngrirja e degëve të pemëve për shkak të shirave të papritur në dhjetor gjithashtu paraqet sot rrezik kërcënues real për jetën e shpendëve, shprehet bashkëpunëtori shkencor i Institutit Zoologjik të Akademisë së Shkencave Ruse Profesori Leonid Sokolov: “Një sërë speciesh nuk mund të gjejnë ushqim. Le të themi, ushqimi për këto specie, është e tmerrshme, por është akulli. Sepse shpendët kërkojnë insekte nën lëkurët e pemëve. Domethënë ata duhet të ngordhin të gjithë gjatë këtij dimri. Kurse cinka e madhe nuk mund të nxjerrë ushqim nga shtresa e madhe e dëborës. Aktualisht shtresa e trashë e dëborës po e vret këtë popullim”, u shpreh Leonid Sokolov. Paniku aktual i shpendëve detyron të mendohen mirë problemet e klimës dhe pasojat e ndikimit antropogjen në natyrë. Ky nuk është problem vetëm për zoologët. Ruajtja e ambjentit rrethues është detyrë njerëzore, janë të sigurt specialistët.