Piratët rrëmbyen në Gjirin e Adenit anijen greke Eagle me 24 anëtarë në ekuipazh, njoftoi misioni ushtarako-detar i BE-së EUNAFOR. Sulmi u zhvillua 490 milje detare larg portit Salaam në Oman, thuhet në këtë njoftim. Piratët përdorën gjatë këtij sulmi armë zjarri dhe granatëhedhës. Saktëson agjencia informative Press-release. “Anija Eagle me më shumë se 52 ton ngarkesë, që lundron nën flamurin e Qipros i përket kompanisë greke dhe ka një ekip prej 24 shtetas filipinë”, thuhet në këtë njoftim. Anija ishte nisur nga Jordania për në Indi.