Bashkimet Profesionale, siç u bë mëse e qartë, mund të ushtrojnë ndikim në politikën e jashtme. Një grevë e vetme mund të shumëzojë me zero punën skrupuloze disa dhjetravjeçare diplomatike. Minimi, anulimi i vizitës së Presidentit rus në Tel Aviv - me përpjekjet e bashkëpunëtorëve të MPJ së Izraelit - do ti hedhë për shumë vite pas marrëdhëniet e krijuara midis dy vendeve. Kështu, të paktën, mendojnë analistët. Duam t’ju kujtojmë, se që ditët e para të janarit MPJ e Izraelit refuzoi të merret me organizimin e vizitave të personave të lartë zyrtarë. Ata janë hedhur në grevë dhe kërkojnë rritjen e pagave. Tel Avivi kërkoi ndjesë për anulimin e vizitës, Moska e pranoi kërkimit e të falurit diplomatik. Kështu që në Izrael shpresojnë në shfaqjen e të kuptuarit nga ana e palës ruse të situatës së krijuar në vend, konkludon Redaktori i portalit “IzRus.com” Aleks Kogan: “- Në të vërtetë në Izrael problemi ka të bëjë jo vetëm me vizitën e Zotit Medvediev. Greva e bashkëpunëtorëve të MPJ të Izraelit vazhdon tashmë që prej gati 1 viti dhe situata me të po vjen duke u keqësuar çdo ditë e më tepër. Përsa i përket marrëdhënieve me Rusinë, minimi i vizitës së Presidentit Medvediev është, sigurisht, një tërheqje serioze mbrapa. Por ne shpresojmë megjithatë se pala ruse do të sillet me mirëkuptim ndaj situatës së krijuar”, - tha Redaktori i portalit “IzRus.com” Aleks Kogan. Sigurisht që të kuptuarit e saj ekziston. Vetëm se në rastin konkret nuk duket lënë kurrsesi në harresë një nuancë jo pak e rëndësishme. Bashkëpunëtorët e MPJ e dinë fort mirë se axhenda e punës e kryetarit të shtetit përpilohet për disa muaj përpara, kujtoi në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zv/Shefja e Katedrës së Izraelit të Institutit të Orientalistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Tatiana Karasova: “- Vetë izraelitët mbajnë qendrime kontradiktore ndaj situatës së krijuar me anulimin e vizitës së Presidentit të Rusisë në Izrael. Personat zyrtarë thonë, ky është veprim skandaloz dhe se bashkimet profesionale nuk duhet të veprojnë në dëm të interesave kombëtare të vendit. Kurse nga ana tjetër ato përfaqësojnë në vetvete mekanizmin e vetë demokracisë. Në këtë mënyrë ato luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të veta. Ndërsa vetë fakti, se të gjitha këto shndërrohen në probleme absurde dhe tepër të ndjeshme për nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe,  është i tmerrshëm. Bashkëpunëtorët e MPJ të Izraelit nga ana e vet, duke u shprehur me gjuhë jo diplomatike, mund të thuhet se thjesht i vunë “stërkëmbësh” me këtë vendit të vet. Mbi atë, se anulimi i vizitës së Dimitri Medvedievit i shkaktoi dëm të madh interesave të shtetit, u shpreh edhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu. E pranuan këtë gjë edhe në vetë MPJ izraelite. Dhe mund të përhapet e të prekë ky dëm jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe. Moska është pjesëmarrëse e “Kuartetit” të ndërmjetësve ndërkombëtarë, i cili u krijua për dhënien e ndihmës në zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit. Dhe roli i saj në të vjen duke u rritur vazhdimisht, veçanërisht që nga koha kur aktiviteti i SHBA nisi të minimizohet në rajon. Disa mjete perëndimore informimi masiv, të cilat tashmë njihen mirë për “dashurinë” e vet të madhe ndaj Rusisë, natyrisht, gjetën shkas për tu marrë me interpetimin sipas qejfit të vet të situatës së krijuar. Sikur Moska, gjoja, po ndryshon vektorin e politikës së vet në Lindjen e Mesme, kurse vizita e Dimitri Medvedievit në vendet arabe është hakmarrje ndaj Izraelit për minimin e vizitës së kryetarit të shtetit rus. Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov e quajti një analizë të tillë “provokacion”. Kurse gazetarëve “largpamës e me mendje fort të hollë” u kujtoi edhe një herë: se vizitën e anuloi pala izraelite dhe ajo ruse. Rusia tradicionalisht ruan marrëdhënie të qeta e të peshuara me të gjithë pjesëmarrësit e procesit të rregullit të konfliktit në Lindjen e Meme. Kështu që, edhe në qoftë se kanë ndodhur ndyshime, ato duhen kërkuar jo në Moskë.