Këtë vit po aktivizihen qenësishëm marrëdhëniet e dy vendeve në sferën politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore. Aktivitet kryesor i vitit të këmbimit të ndërsjelltë kulturor do të jetë ekspozita nga koleksioni i muzeut Prado në Ermitazh në Shën Peterburg. Ajo do të hapet më 25 shkurt në praninë e Mbretit të Spanjës Juan Carlos. Programi përfshin gjithashtu turnetë e Teatrit Bolshoi dhe Mariinsk, Trupës Kombëtare të Baletit të Spanjës. Përveç kësaj në Spanjë do të paraqitet ekspozita e arritjeve të Rusisë në sferën e inovacioneve, do të zhvillohet “Java e kozmosit”. Ngjarje kryesore ekonomike të vitit të këmbimit të ndërsjelltë kulturor do të jetë pjesëmarrja e Spanjës si mysafire speciale në Forumin Ekonomik të Peterburgut.