MPJ e Gjeorgjisë mohoi informacionin e shpërndarë mga mjetet e informimit masiv mbi atë, se Presidenti i Gjeorgjisë më 14 janar në takimin me Presidentin e SHBA-s ngriti çështjen për furnizimet e armëve në Gjeorgji, në veçanti të mjeteve mbrojtëse kundërajrore dhe antitank. Zëvendës ministrja e punëve të jashtme të Gjeorgjisë Nino Kalandadze deklaroi, se presidentët e dy vendeve diskutuan perspektivat e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe çështjet e sigurimit, ndër të tjera pjesëmarrjen aktive të Gjeorgjisë në misionin paqeruajtës në Afganistan.