Avioni i parë seri “Suhoj Superjet-100” do të lidhë Moskën me kryeqytetin e Armenisë Erevanin. Atë e bleu kompania ajrore armene “Armavia” dhe i dha emrin e kozmonautit të parë. “Armavia” do të fillojë ta përdorë “Superjetin” në fillim të shkurtit, bile ai duhet të pajiset me të gjitha dokumentet e domosdoshme të sertifikuara, kurse pilotët të bëjnë një trajnim. Në planet e kompanisë ajrore është blerja edhe 4 avionëve të tjerë. Më 15 janar prodhuesit e tij dorëzuan avionin e parë seri “Superjet”.