Në godinën historike të Teatrit Bolshoi të Moskës përfunduan punimet për ristrukturimin e paneleve prej bredhi rezonance - pjesës kryesore përbërëse të akustikës së sallës së shikuesve. Në shekullin e XX-të për shkak të ndryshimeve të shumta të herëpashershme në sallën kryesore të Teatrit humbi akustika legjendare e tij dhe rivendosja e saj u bë një ndër detyrat kryesore të restauratorëve. Ata arritën të krijojnë panele të reja, krejtësisht identike me ato historike, gjë të cilën e konfirmuan studimet krahasuese. Më 2 tetor Teatri Bolshoi pas restaurimit duhet të hapë dyet e veta për shikuesit e parë.