Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini u nderua me Urdhërin e lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për mbështetjen e iniciativës së marrjes nga organizata të statusit të vëzhgueses së përhershme pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Urdhëri paraqet në vetvete një “gjerdan” metalik prej rradhësh olimpikë të shkuar në një degë simbolike ulliri dhe jepet për kontribut të qënësishëm në lëvizjen olimpike. Me këtë udhër janë nderuar në kohëra të ndryshme Papa i Romës Gjon Pali i II-të dhe Kryeministrja e Indisë Indira Gandhi.