Nënkryeministri dhe Ministri i ekonomisë i Shqipërisë Ilir Meta të premten dha dorëheqjen e vet pas bërjes publike në televizionin vendas të materialeve kompromentuese dhe akuzave për korrupsion që i pasuan ato, njofton Agjencia informative shqiptare ATA. “Ky ishte dhe mbetet vendimi im personal dhe ai është përfundimtar”, - deklaroi Ilir Meta në lidhje me dorëheqjen, duke hedhur poshtë gjatë kësaj të gjitha akuzat në adresë të vet si të pabaza. Sipas fjalëve të politikanit, publikimi i videomaterialeve i leverdiste rivalëve të tij nga radhët e opozitës, me të cilët ai ka ndërmend të luftojë edhe më tej.