Gabimet e pilotit janë shkaku kryesor i rrëzimit të avionit polak Tu-154 nën Smolensk, deklaroi në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv Russia Today eksperti ushtarak, ish pilot i Forcave Ushtarako Ajrore të Polonisë Michal Fizcer. Sipas fjalëve të tij, prania e Kryekomandantit të Forcave Ushtarako-Ajrore të Polonisë Andrzej Blasik në kabinën e ekuipazhit ndikoi në vendimin e tij për të ulur avionin në Smolensk me çdo kusht, pavarësisht nga paralajmërimet e dispeçerëve rusë. Këtë mendim e mbështet plotësisht edhe eksperti britanik i aviacionit, Kreu i Yates Counsulting Chris Yates. Ai vuri në dukje gjithashtu, se Komisioni Ndërshtetëror i Aviacionit (KNA) ia doli mbanë profesionalisht punës me hetimin e katastrofës.