Moska do të dalë nga Traktati i ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) në qoftë se jo vetëm SHBA-s e  NATO, por edhe vende të tjera aleate të Amerikës do të dislokojnë sisteme të Mbrojtjes Antiraket (MAR), të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të Rusisë. I tillë është amendamenti kryesor në projekt ligjin për ratifikimin e Traktatit №3 mbi ASO, të cilin Duma Shtetërore e miratoi të premten në lexim të dytë. Domosdoshmëria e ndryshimeve në të shpjegohet me rezolutën që u miratua në dhjetor nga Senati i SHBA-s gjatë ratifikimit të Traktatit. Një nga vërejtjet kryesore të senatorëve ka të bëjë me atë fakt, se Traktati nuk duhet të pengojë zhvillimin e sistemit amerikan MAR. Moska nuk është dakort në mënyrë kategorike  me këtë gjë: ndërlidhuria midis ASO dhe MAR është një nga kërkesat kryesore të Rusisë, kujtoi Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov: “- Në tekstin e ri të projekt ligjit janë përpiluar hollësisht kushtet, sipas të cilave Traktati i ri mbi ASO mund të funksionojë realisht. Ndër to figuron respektimi me çdo kusht i detyrimeve prej  partnerët amerikanë të dispozitave të këtij Traktati. Në tekst përshkruhen në mënyrë të detajuar obligimet dhe kushtet e jashtëzakonshme, sipas të cilave dokumenti mund të përfundojë ekzistencën e vet në rast të daljes së Rusisë nga Traktati mbi ASO. Ndër to janë mosrespektimi nga ana e SHBA të detyrimeve të parashikuara nga ky Traktat si dhe ndryshimi cilësor i situatës në sferën e mbrojtjes antiraket, e cila ka lidhje të drejtpërdrejtë me gjendjen e forcave strategjike ofensive bërthamore ruse. Por, përfundimisht, në këtë projekt ligj përcaktohet fati i negociatave të ardhshme për sistemet e armatimeve strategjike, ndër të tjera atyre jobërthamore, të ashtuquajturave armë taktike. Në këtë rast progresi është i mundur vetëm në qoftë se do të respektohen dispozitat e këtij Traktati mbi reduktimin e ASO. Vetë fakti se u dukën interpretime të ndryshme nuk është gjë e dëshirueshme, por dhe as zhvillim dramatik i situatës. Në Traktat është përfshirë mekanizmi kushtetues për çdo lloj çështjesh të diskutueshme. Kurse fati i Traktatit do të përcaktohet nga përgjegjësia e çdo shteti. Por përfundimi me dështim i këtij Traktati nuk hyn fare në planet e Rusisë. Dhe në qoftë se do të ndodhë një gjë e tillë, atëherë kjo do të mbetet në ndërgjegjen dhe në zonën e përgjegjësisë së partnerëve tanë amerikanë”, u shpreh Konstantin Kosaçov. Jo me pak e rëndësishme është edhe ana humanitare e kësaj çështjeje. Traktati i ri mbi ASO është kontribut real në riformatimin e marrëdhënieve midis Moskës dhe Uashingtonit. Marrëveshja, padyshim, krijon një klimë të favorshme ndërkombëtare. Rusia dhe SHBA-s i dërgojnë me këtë Traktat sinjal të fortë komunitetit ndërkombëtar për synimet që të avancohet më tej në rrugën drejt çarmatimit bërthamor global. Kjo mund të nxisë edhe shtetet e tjera bërthamore për reduktimin e potencialeve të veta. Në leximin e tretë, të planifikuar për 25 janarin, po përgatiten dy deklarata të tjera shtesë të Dumës Shtetërore. E para, ajo që i adresohet autoriteteve të SHBA-s, do të shpjegojë kuptimin e amendamenteveruse. Kurse deklarata e dytë do të ketë karakter të brendshëm dhe do të prekë çështjen e forcimit të aftësisë mbrojtëse të Rusisë.