Kryeministri Vladimir Putin nënshkroi urdhëresën për shkurtimin që nga 31 marsi të numrit të bashkëpunëtorëve të aparatit qeveritar deri në 5 %, në vitin 2012 aparati do të reduktohet edhe me 5 % të tjera, kurse në vitin 2013 me 10 %, njoftoi Sekretari i shtypit i Kryeministrit Dimitri Peskov. Ai vuri në dukje se urdhëresa u nënshkrua me qëllim të përbushjes së urdhrit të Presidentit për optimizimin e numrit të nëpunësve federalë. Gjithsej deri në vitin 2013 aparati qeveritar do të reduktohet me 20 %, vuri në dukje Peskov.