Republika afrikano-perëndimore Guinea-Bissau u bë shteti i 74-t që njohu pavarësinë e Kosovës nga Serbia, thuhet në njoftimin e bërë publike të premten nga MPJ e Kosovës së vetëshpallur. Në dokumentin e MPJ të Kosovës thuhet, se Presidenti i Guinea-Bissau Malam Bakaj e vuri në dijeni Prishtinën për “vendimin e njohjes së pavarësisë e sovranitetit të Kosovës si dhe për dëshirën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të sa më shpejt që të jetë e mundur”.