Anulimi i regjimit të vizave “duhet të konsiderohet si instrument për integrimin ekonomik dhe social të Rusisë dhe BE-së”. Një mendim të tillë shprehu në intervistën e vet dhënë Agjencisë informative ITAR-TASS Ambasadori i ri i Italisë në Moskë Antonio Xanardi Landi. “Italia, si dhe një sërë vendesh të tjera të BE, mendon se ka ardhur koha për marrjen e një vendimi në favor të anulimit të regjimit të vizave”, u shpreh diplomati. Sipas fjalëve të Landit, konsullata italiane në Federatën Ruse u jep më shumë viza qytetarëve rusë në krahasim me të gjitha vendet e tjera të zonës Schengen.