Parlamenti Europian po përgatit rezolutën që i bën thirrje BE për të vendosur sanksione kundër autoriteteve të Bjellorusisë për përndjekjen e opozitës. Ky dokument do të miratohet në sesionin e radhës të Asamblesë Parlamentare të BE në Strasburg. Sanksionet parashikojnë pezullimin e dhënies së vizave për në vendet e BE-së autoriteteve të Bjellorusisë dhe ngrirjen e llogarive të tyre bankare. Opozita bjelloruse më 19 dhjetor të vitit të kaluar zhvilloi në Minsk një miting të pasanksionuar proteste pas shpalljes së fitores së Aleksandër Llukashenkos në zgjedhjet presidenciale. Autoritetet arrestuan qindra pjesëmarrës të këtij aksioni proteste, midis të cilëve dhe kandidatë për president nga opozita si dhe disa qytetarë rusë.