Në kuadrin e hetimit të çështjes penale që u ngrit në lidhje me avarinë, e cila ndodhi më 17 gusht të vitit 2009 në hidrocentralin  Sajano-Shushensk, iu paraqit aktakuza ish kryeinxhinierit të tij Andrei Mitrofanov. Atij i inkriminohet shkelja e rregullave të sigurisë teknike që solli si pasojë në vdekjen e dy dhe më shumë personave. Si rezultat i avarisë që ndodhi në Sajano-Shushensk gjetën vdekjen 75 veta. Më parë një aktakuzë e tillë iu paraqit ish drejtorit të hidrocentralit Nikollai Nevolko.