Arkitektët rusë përpunuan projektin unikal të një ndërtese autonome. Konstruksioni në fjalë mori emrin biblik - “Barka” (e Noes). Kjo godinë bioklimatike është pajisur me sistemin autonom të sigurimit të jetës mbrenda saj dhe me ndryshimin e mundshëm të klimës në planet mund të shndërrohet në një mjedis mjaft komfort për jetesë për njerëzit. Konstruksioni tejet origjinal paraqet në vetevete një guaskë deti, e cila përkatësisht formës së vet të kujton lodrën sustë-ylber. Godina është e aftë të përballojë bile edhe vërshimin e oqeanit botëror. Gjatë kësaj banorët e “shtëpisë në ujë” nuk do të kenë kohë për tu mërzitur. Ata do të kenë mundësi mbrenda kësaj godine të merren me art e sport, të pushojnë, të studiojnë dhe të marrin akses në Internet.

Fluturimet e turistëve kozmikë me anijet transportuese ruse “Sonjuz” do të rifillojnë aty nga viti 2013. Për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) çdo vit do të nisen nga 3 turistë. Numri i turistëve kozmikë do të vijë duke u rritur për llogari të rritjes së sasisë së prodhimit të këtyre anijeve kozmike: deri në 5 veta në vit. Rusia i ndërpreu fluturimet e turistëve në kozmos në vitin 2010 për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të ekuipazhit të SKN dhe, rrjedhimisht, mbingarkesës në punën e Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë “Roskozmos”. Turisti i fundit kozmik deri në momentet aktuale ishte miliarderi kanadez Gay Laliberté. Ai kaloi në kozmos 11 ditë në tetor të vitit 2009.