Rusia dhe SHBA-s mund të fillojnë negociatat për shkurtimin e armatimeve bërthamore taktike vetëm pas zbatimit të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), deklaroi në Dumën Shtetërore Ministri Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në problemin e garantimit të stabilitetit në botë një ndikim gjithnjë e më të madh po ushtrojnë armatimet strategjike jobërthamore të SHBA-s, planet e Uashingtonit për dislokimin e armatimeve në kozmos dhe mbrojtja antiraket. Kreu i MPJ të Rusisë u bëri thirrje deputetëve që në rezolutën për projekt ligjin mbi ratifikimin e Traktatit №3 mbi ASO të japin një përgjigje adekuate ndaj interpretimeve, të miratuara nga Senati amerikan gjatë kohës së ratifikimit të këtij Traktati, që shtrembërojnë kuptimin e kësaj marrëveshjeje.