Deklarata për Korridorin Jugor të transportit të gazit, e nënshkruar të enjten në Baku midis Azerbajxhanit dhe BE, “është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm”, mendon Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Sipas fjalëve të tij, “edhe Azerbajxhani, edhe BE kanë nevojë për një korridor të përbashkët për furnizimin e lëndëve energjetike nga rajoni i Kaspikut në Europë”. Në prag të vizitës së vet në Ashhabad Barroso theksoi gjithashtu interesin e madh të Europës ndaj burimeve të gazit të Turkmenistanit. Korridori Jugor i gazit, që destinohet për transportimin e lëndës së kaltër djegëse nga rajoni i Kaspikut në Europë, së bashku me tubacionin “Nabucco”, përfshin në vetvete gazsjellësin me itinerar Turqi-Greqi-Itali dhe tubacionin Transadriatik.