Në kryeqytetin rus pritet të hapet Festivali i I-rë i Krishtlindjeve i muzikës kishtare. Në të do të debutojnë kore të traditave të ndryshme të krishtere, në veçanti, ai i Kishës Apostolike të Armenisë dhe i Abacisë Westminister (Westminister Abbey) nga Anglia. Në koncertin përfundimtar, që do të jepet më 23 janar, do të marrin pjesë Orkestra Filarmonike e Rusisë nën drejtimin e Vladimir Spivakov dhe Akademia e Artet Koral. Ato do të ekzekutojnë muzikën kishtare të Igor Stravinskit dhe Leonard Bernsteinit.