Anijet akullthyese “Krasin” dhe “Admiral Makarov” rifilluan operacionin shpëtues për nxjerrjen nga kurthi i akujve të bazës lundruese shkencore “Sodruzhestvo”. Tentativa e parë për nxjerrjen e anijes, e cila u ndërmorr të mërkurën, përfundoi pa sukses. Në vigjilje të Vitit të Ri në gjirin e Sahalinit, në Detin Ohotsk u bënë pengje të akujve tre anije ruse peshkimi. Aktualisht një prej tyre është nxjerrë në zonë të parrezikshme, kurse e dyta tashmë ka mbërritur në port.