Bronisllaw Komorowski u pajtua me konkluzionet e dorëzuara qeverisë së Republikës nga Komisioni Ndërshtetëror i Aviacionit (KNA) në lidhje me shkaqet e katastrofës që ndodhi me avionin Tu-154 nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010. Ai theksoi, se Varshava nuk ka kundërshtime themelore në lidhje me përfundimet e Komisionit teknik të KNA-së. Më parë Kryeministri Donald Tusk e quajti raportin jo të plotë, por pranoi megjithatë përgjegjësinë e polakëve për këtë katastrofë. Sipas përfundimeve të KNA, shkaku i katastrofës, si rezultat i të cilës gjeti vdekjen edhe Presidenti i Polonisë, u bë marrja e vendimit nga ana e ekuipazhit nën presionin e Kryekomandantit të Forcave Ushtarako Ajrore të Polonisë për tu ulur medoemos në kushte moti shumë të keq.